Stoltenberg: Putini nuk do paqe por luftë, më shumë ndihmë për Kievin

Botë | 4 vite më parë

“Putini nuk do paqe, ai do më shumë luftë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të rrisim mbështetjen tonë për Ukrainën.” Këtë e tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ndërsa mori pjesë në Varshavë, së bashku me presidentin amerikan, Joe Biden, në samitin B9, i cili bashkon vendet e krahut lindor të Aleancës.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden, ka shprehur rëndësinë e të qenurit bashkë në mbështëtje të Ukrainës në luftën me Rusinë. 

“Pas pushtimit të Ukrainës nga Putini, është edhe më e rëndësishme të qëndrojmë së bashku. Ju jeni në front dhe e dini se çfarë është në lojë”, nënvizoi presidenti amerikan, duke përsëritur se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë “çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”.

Presidenti amerikan Joe Biden tha se Vladimir Putin bëri një gabim të madh duke pezulluar traktatin e armëve bërthamore, ndërsa ritheksoi edhe njëherë angazhimin e SHBA-së për të mbrojtur çdo pjesë të territorit të NATO-s.

Nga ana tjetër, presidenti rus, Volodimir Putin, i pranishëm në koncertin patriotik në Ditën e Mbrojtësit të Atdheut, deklaroi se Rusia po lufton për tokat e saj historike. “I gjithë populli ynë është mbrojtës i atdheu, Rusia po lufton për tokat e saj historike”, tha presidenti rus Putin.

Perëndimi ka mbështetur financiarisht dhe ushtarakisht Kievin, që kur Rusia nisi pushtimin më 24 shkurt 2022

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme