Studentët e huaj në Shqipëri, Erik dhe Philip, eksperiencë profesionale por edhe kulturore

Arsim | 11 muaj më parë

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e të rinjve që kërkojnë rritje akademike. Në pesëvjeçarin e fundit, ndërsa studentët shqiptarë kanë preferuar kryesisht vendet evropiane si Gjermania, Italia dhe Franca, një trend i kundërt po vërehet tek të rinjtë gjermanë, të cilët po zgjedhin gjithnjë e më shpesh Shqipërinë.

Dy të rinjtë, Erik dhe Philip, janë një shembull i qartë i këtij fenomeni. Ata kanë qëndruar për dy javë në Gjirokastër, së bashku me një grup studentësh të Arkitekturës dhe Dizajnit Urban që kryenin rilevime, dhe tregojnë arsyet pse kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e tyre studimor.

“Shkolla zhvillohet njësoj ose dhe më mirë, me të ardhur ne Shqipëri dhe specifikisht në Gjirokastër kemi parë që ka një arkitekturë”, u shpreh studenti.

Në bisedat me bashkëmoshatarët e tyre në Gjermani, ata tregojnë se ua sugjerojnë studimet jashtë vendit, për të përfituar një eksperiencë ndryshe, të vlefshme dhe më të gjerë.

“Po studiojmë dhe kemi parë një lloj kulture shumë të ndryshme dhe shumë të veçantë që do na ndihmojë shumë për ta kuptuar më mirë vendin”, tha studenti.

Zgjedhja e Erik dhe Philip për të studiuar në Shqipëri tregon se vendi ynë po kthehet gradualisht në një destinacion tërheqës akademik për të huajt. Eksperienca që ata po fitojnë këtu, jo vetëm profesionale por edhe kulturore, është një dëshmi e mundësive që Shqipëria ofron.

Gazetare: L. Koçiu  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme