Studiuesit kinezë klonojnë majmunin me qëllim për të përshpejtuar kërkimet mjekësore

Kuriozitete | 3 vite më parë

Studiuesit kinezë kanë klonuar majmunin e parë rezus, një specie e cila përdoret gjerësisht në kërkimet mjekësore, sepse fiziologjia e tij është e ngjashme me njerëzit.

Ata thonë se mund të përshpejtojnë testimin e mjekimeve, pasi kafshët gjenetikisht identike japin rezultate të ngjashme, duke ofruar siguri më të madhe në prova.

Përpjekjet e mëparshme për të klonuar një rezus ose nuk kanë çuar në lindje ose pasardhësit kanë vdekur disa orë më vonë.

Tek gjitarët, riprodhimi seksual çon në pasardhës të përbërë nga një përzierje gjenesh nga babai dhe nëna e tyre. Në klonim, përdoren teknika për të krijuar një kopje gjenetikisht identike të një kafshe të vetme.

Studimi u shkrua ne revistën shkencore Nature communications , duke thënë se në thelb kanë bërë të njëjtën gjë si me delen Dolly, por me një majmun rezus. Ata thonë se kafsha ka mbetur e shëndetshme për më shumë se dy vjet, duke treguar se procesi i klonimit ishte i suksesshëm citon BBC.

/rtsh.al


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme