Studiuesit zbulojnë speciet më të vjetra të njohura të kandilit të detit në shkëmbinjtë kanadezë

Paleontologët zbuluan 182 fosile brenda shkëmbinjve ujor kanadez të cilët pretendojnë se kanë ekzistuar rreth 505 milion vjet më parë.
Fosilet i përkasin një specie të panjohur më parë të kandilave të quajtur Burgessomedusa phasmiformis.
Këto fosile janë të ruajtura në mënyrë të jashtëzakonshme duke pasur parasysh se kandilat përbëhen nga 95% ujë. Gjatësia e kandilit të detit të zbuluar është rreth 20 centimetra.

Fosilet befasuese tregojnë gjithashtu detaje të anatomisë së brendshme të kandilit të detit të lashtë, si dhe tentakulat e tyre të cilat studiuesit besojnë se do të kishin lejuar këtë lloj kandili të kapte një pre të konsiderueshme.
Gjetjet tregojnë se zinxhiri ushqimor 500 milionë vjet më parë ishte më kompleks se sa mendohej./CNN/
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




