Subjektet optimiste për turizmin në Gjirokastër, prioritet është përmirësimi i shërbimeve

Sociale | 2 vite më parë

Subjektet akomoduese në sektorin e turizmit në Gjirokastër shprehen optimiste për sezonin turistik. Bazuar në rezervimet që kanë marrë deri tani, pronarët e hoteleve dhe guesthouse-ve parashikojnë një sezon të suksesshëm. “Ne kemi marrë shumë kërkesa, si nga turistët vendas, ashtu edhe nga ata të huaj,” thotë një nga përfaqësuesit e hoteleve në pazarin e gurtë . Kjo tendencë, sipas operatorëve turistikë, dëshmon se interesi për Gjirokastrën si destinacion vazhdon të rritet, duke sjellë më shumë vizitorë dhe të ardhura për ekonominë lokale.

Megjithatë, pavarësisht optimizmit për fluksin e turistëve, përfaqësuesit e sektorit turistik theksojnë se përmirësimi i shërbimeve mbetet thelbësor për të mbajtur një standard të lartë dhe për të përballuar kërkesat në rritje.

Ndërsa Gjirokastra vazhdon të tërheqë një numër të madh vizitorësh, angazhimi për të përmirësuar shërbimet dhe për të ofruar përvoja unike turistike mbetet prioritet për ta mbajtur qytetin në hartën e destinacioneve më të kërkuara në Shqipëri.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme