Sudani hyn në ditën e tretë të përplasjes së armatosur, mbesin të vdekur 100 civilë

Sudani ka hyrë në ditën e tretë të përplasjes së armatosur midis ushtrisë dhe Forcave Rivale të Mbështetjes së Shpejtë (RSF).
Sipas sindikatës së mjekëve të Sudanit, thuajse 100 civilë mendohet se kanë vdekur. Kreu i ushtrisë sudane, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, ka thënë për Sky News se trupat e tij do të mundin RSF, por njëherësh ata janë të hapur për bisedime.
Banorët në Khartoum i kanë thënë BBC-së se janë të tmerruar, kanë net pa gjumë dhe nuk kanë ushqim dhe ujë.

Komuniteti ndërkombëtar e ka dënuar dhunën me udhëheqësit në Ugandë, Afrikën e Jugut, Kenia dhe vende të tjera që bëjnë thirrje për paqe.
Gjithashtu, OKB-ja, Britania e Madhe dhe SHBA kanë bërë thirrje për zgjidhjen e konfliktit.
Televizioni shtetëror i Sudanit ndaloi transmetimet për disa orë, por u rikthye sërish.
Ish-ministrja e Jashtme e vendit, Mariam al-Sadiq al-Mahdi, spitalet kanë mungesë të barnave dhe nuk kanë qenë në gjendje të operojnë makineritë jetike për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




