Sulm me armë në një kishë në SHBA, dy të vrarë dhe një i plagosur

Botë | 4 vite më parë

Dy persona mbetën të vrarë dhe një tjetër u plagos gjatë një sulmi me armë në një kishë në periferi të Birmingham, Alabama, në Amerikë.  E plagosura ndodhet në spital, ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, raporton CNN.

Shtetet e Bashkuara janë përballur kohët e fundit me disa sulme me armë zjarri. Muajin e kaluar, gjashtë persona u qëlluan për vdekje, në një shërbesë kishtare tajvaneze në Kaliforninë Jugore.

Po ashtu të shtëna masive u shënua një shkollë fillore në Teksasin jugor ku mori jetën e 19 fëmijëve dhe dy mësuesve.  Një tjetër sulm në një supermarket në Buffalo, Nju Jork ku mbetën të vrarë 10 persona.

Të shtunën, më 11 qershor, mijëra persona në Uashington u mblodhën duke kërkuar masa më të rrepta për kontrollin e armëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme