Sulmi me raketa në qendrën tregtare, Blinken: Rusia do japë llogari! Johnson: Tregon barbarizmin e Putin

Botë | 4 vite më parë

Udhëheqësit botërorë kanë reaguar ndaj sulmit vdekjeprurës të Rusisë në një qendër tregtare në Kremenchuk, Ukrainën qendrore.

“Bota është tmerruar nga sulmi raketor i Rusisë sot, i cili goditi një qendër tregtare të mbushur me civilë ukrainas“, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Ai shtoi se SHBA do të “vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe t’i kërkojë llogari Rusisë”.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se sulmi kishte treguar “mizorinë dhe barbarizmin e presidentit rus, Vladimir Putin”.

Ndërsa samiti i G7 është duke u zhvilluar, disa liderë u zotuan të mbështesin Ukrainën, financiarisht dhe ushtarakisht, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.

Kombet e Bashkuara e kanë dënuar gjithashtu sulmin me raketa, duke e quajtur atë të tmerrshëm./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme