Sulmi me raketa në qendrën tregtare në Ukrainë, të paktën 10 viktima dhe 40 të plagosur

Botë | 4 vite më parë

Të paktën dhjetë persona kanë vdekur dhe të 40 të tjerë janë plagosur në sulmin me raketa në një qendër tregtare në Kremenchuk në Ukrainë, sipas kreut të administratës rajonale të rajonit Poltava ku ndodhet qyteti.

Rreth 1000 civilë u vlerësua të ishin brenda ndërtesës në momentin e sulmit, ndërsa në vend po zhvillohet një operacion të madh shpëtimi.

Parashikohet se numri i të vdekurve dhe të plagosurve do të vazhdojë të rritet, ndërsa kryebashkiaku i qytetit qendror të Ukrainës e cilëson sulmin “një krim lufte”.

“Sulmi me raketa në një qendër tregtare me njerëz brenda në Kremenchuk është një tjetër krim lufte rus. Një krim kundër njerëzimit. Ky është një akt i hapur dhe cinik terrori kundër popullatës civile”, tha ai./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme