Targa më e shtrenjtë në botë shitet për 15 milionë dollarë

Një targë është shitur për 15 milionë dollarë në një ankand bamirësie në Dubai, duke arritur atë që organizatorët Emirates Auction thonë se është një çmim rekord botëror.
Thjesht duke shënuar “P7”, kjo targë theu rekordin e mëparshëm që i përkiste Saeed Abdul Ghaffar Khouri i cili bleu një targë për 14.2 milionë dollarë në shkurt 2008 në një ankand të organizuar nga e njëjta kompani.
Të ardhurat nga shitja do t’i jepen “One Billion Meals” një fushatë e drejtuar nga Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, sundimtar i Dubait dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, për të ndihmuar komunitetet e cenueshme në mbarë botën gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit shtoi shtëpia e ankandeve .
Targat të tjera u shitën gjithashtu për 800,000 dollarë dhe 38,000 dollarë në ankandin e mbajtur në Hotelin Four Seasons Jumeirah citon CNN.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




