Të bukura dhe unike, krijesat me ngjyrat më të bukura në botë

Kuriozitete | 3 vite më parë

Kaq të veçantë dhe shumëngjyrësh sa nuk duken reale, kanë ngjyra mahnitëse dhe të larmishme të cilat i bëjnë ato unike.

Ngjyra është një element themelor në natyrë, veçanërisht si mjet komunikimi në fakt, ajo mund të përdoret për të paralajmëruar rrezikun e dikujt, për të maskuar veten dhe për t’u fshehur nga grabitqarët, për të imituar një specie tjetër apo edhe për të gjetur një partner!

Kameleoni i Madagaskarit (Furcifer pardalis) – Ashtu si speciet e tjera të kameleonëve, kameleoni i Madagaskarit është në gjendje të ndryshojë ngjyrën e lëkurës së tij në varësi të mjedisit, humorit, temperaturës ose dritës. Rezultati është një gamë ngjyrash, duke filluar nga nuancat e ndezura deri tek ato më të errëta.

Peshku Mandarin (Synchiropus splendidus)- Peshku mandarin është i përhapur në lagunat bregdetare dhe shkëmbinjtë koralorë të Indo-Paqësorit. Ngjyra e këtyre varion nga jeshile në portokalli të ndezur në të gjithë trupi, trupi i këtij peshku është i zbukuruar nga vija të lakuara dhe pika.

Zogu i Parajsës (Paradisaea apoda)- Mashkulli i kësaj specie përdor ngjyrat e tij të ndezura për të tërhequr femrat.

Rosë mandarine (Aix galericulata)- Kjo lloj rose është vendase në Kinë, Rusi, Kore dhe Japoni, por më vonë u përhap edhe në Evropë dhe në një masë të vogël në Shtetet e Bashkuara. Sot ajo është e pranishme në shumë kopshte publike apo private pikërisht për shkak të bukurisë dhe ngjyrave të saj.

Kolibri (Trokilid)- Shumë të vegjël por me shumë ngjyra, kolibrat kanë një pamje unike dhe përveçse janë të njohur për ngjyrat e tyre të bukura, ata janë të famshëm për rrahjet e tyre shumë të shpejta të krahëve (nga 12 deri në 80 rrahje në sekondë!)

Papagalli Macaw (Ara macao)- Habitati origjinal i këtij papagalli të bukur shtrihet nga Meksika juglindore në Peru, Ekuador, Kolumbi, Bolivi, Venezuelë dhe Brazil. Falë ngjyrave të tij të mrekullueshme dhe ikonike, ky papagall është një nga më të famshmit në botë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme