Të rinjtë drejt teknologjisë së informacionit për arsyen e tregut të punës

Arsim | 12 muaj më parë

17 të rinj nga rajoni jugor janë bërë pjesë e shkollës profesionale “Thoma Papapano”,në degën Teknologji Informacioni dhe Komunikim. Ata shprehen se kanë bërë këtë zgjedhje duke e vlerësuar si një nga profesionet që i përkasin të ardhmes.

“Më pëlqen dega e TIK-ut dhe mendoj se mund të marrë një punë të mirë për të ardhmen, uroj që të bëhemi profesionist të zot”, u shpreh një nxënës.

“Kam zgjedhur degën e IT-së sepse ka shumë kërkesë në treg”, tha një nxënës tjetër.

Edhe në këtë degë si te çdo tjetër që ofron kjo shkollë mësimi zhvillohet mes teorisë dhe praktikës. Ndërkohë që të rinjtë bëhen pjesë edhe e aktiviteteve të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare ku janë përfaqësuar denjësisht.

“Që në vitin e parë deri në vitin e katër ne i kemi të gjitha kabinetet me kompjuterë të fjalës së fundit. Kemi mundësinë që të bëjmë praktika profesionale”, u shpreh Shyqyri Erindi, inxhinier informatike.

Këtë vit akademik, nga kjo shkollë, iu drejtuan universiteteve publike në vend, por edhe jashtë 5 të rinj të cilët zgjodhën të vazhdojnë rrugëtimin e nisur 4 vite më parë në programin TIK.

Gazetare: Y. Ponde        

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme