Të shtëna me armë në Zbarqe të Ndroqit, Policia shoqëron 4 persona dhe sekuestron një armë gjahu

Në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë është marrë një telefonatë ku raportohej se në fshatin Zbarqe, në njësinë administrative Ndroq, ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje për të kontrolluar zonën dhe për të kryer veprimet e para hetimore.
Gjatë kontrollit të territorit, forcat e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë gjahu (të llojit çifte) dhe një sasi municioni luftarak.
Me qëllim verifikimin, sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore, Policia ka shoqëruar 4 shtetas në ambientet e Komisariatit. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




