Të shtëna me armë zjarri pas paradës së Super Bowl në SHBA

Disa njerëz janë qëlluar me armë zjarri në Kansas City në Misuri të SHBA-ve, pas një parade në Super Bowl. Sipas policisë amerikane të shtënat u dëgjuan në perëndim të Union Station, afër vendit ku ishin mbledhur mijëra njerëz për paradën e Super Bowl.
Deri më tani numri i të plagosurve është i paqartë, megjithëse një zyrtar i zjarrfikësve tha për Associated Press se janë qëlluar 8 deri në 10 persona.
Policia bëri të ditur se dy persona të armatosur janë arrestuar. Ndërkaq, videoja e shpërndarë në mediat sociale tregoi oficerët që hynin në stacionin e frekuentuar dhe të plagosurit duke u marrë me ambulancë, transmeton BBC.
Qyteti po festonte fitoren e Super Bowl të së dielës nga Kansas City Chiefs, paradë që përfundoi jashtë Union Station në qendër të Kansas City dhe raportet lokale thanë se lojtarët ishin ende në një skenë kur filluan të dëgjohen të shtënat.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




