Teknologjia në mësimdhënie, laboratorët inteligjentë rrisin aftësitë digjitale të nxënësve
Laboratori SmartLab është instaluar në shkollën e mesme të bashkuar “Muhamet Gjollesha” në Lazarat.
Nxënësit tashmë kanë mundësinë të përvetësojnë aftësi të reja, të eksperimentojnë dhe të mësojnë në një mjedis më dinamik dhe të avancuar, falë mundësive teknologjike që ofron ky laborator.
Ata pohojnë se tashmë me pajisjet e reja ora e lëndës së TIK është bërë më e dashur për ta.
“Kemi kushte më të mira seç kemi pasur dhe mund ta zhvillojmë mësimin lirisht. Mund të punojmë të gjithë në kompjuterin tonë personal”.
“Ideja që tani është gjithçka e re, të jep ndjesi më të mira për tëë zhvilluar mësimin dhe për të mësuar më shumë rreth teknologjisë”, u shprehën disa nxënës.
Janë 14 laptop të rinj, që shfrytëzohen jo vetëm për zhvillimin e lëndës së TIK, por edhe në orë të veçanta në lëndë të tjera.
“Teknologjia është gjithëpërfshirëse, jo vetëm në lëndën e TIK, por edhe lëndët e tjera mësimore. Teknologia ofron mundësi dhe programe jo vetëm për argëtim por edhe për të mësuar”, u shpreh mësuesja Aronila Proko.
Është mësuesja e TIK ajo që organizon trajnime me pjesën tjetër të stafit për të shpërndarë informacion mbi mënyrën e përdorimit të teknologjisë në mësimdhënie.
Gazetar: Y.Ponde
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





