Tepelena shënon rritje të vizitorëve, mbi 5 mijë vizitorë nga qershori deri tani
Qyteti i Tepelenës dhe rrethinat e saj kanë njohur një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve gjatë muajve të fundit. Atraksionet turistike, trashëgimia historike dhe bukuritë natyrore kanë tërhequr jo vetëm turistë vendas, por edhe të huaj. Sipas Jani Masho, specialist i turizmit në Bashkinë Tepelenë, nga muaji qershor e deri tani kjo zonë është vizituar nga mbi 5 mijë turistë.
“Gjatë kësaj periudhe kemi pasur shumë interes për zonën e Tepelenës, dhe nuk kanë munguar vizitorët e huaj”, u shpreh Masho.
Masho bën me dije se edhe për muajt shtator-tetor pritshmëritë mbeten të larta, bazuar në të dhënat e marra nga strukturat akomoduese që operojnë në territorin e bashkisë.
“Sipas subjekteve akomoduese në muajt në vijim kemi rezervime në hotele dhe bujtinat përreth”, tha ai.
Rritja e fluksit turistik shihet si një tregues i potencialit që ka Tepelena për t’u shndërruar në një nga destinacionet më të frekuentuara të jugut të vendit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





