Tirana bëhet pistë vrapimi më 24–25 tetor, Rama fton qytetarët: Mos e lër për vitin tjetër, sfido veten

Aktualitet | 44 minuta më parë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video, përmes së cilës ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në aktivitetin e vrapimit që do të zhvillohet në Tiranë më 24 dhe 25 tetor. Rama ka bërë thirrje për pjesëmarrje, duke i inkurajuar qytetarët të veshin atletet dhe të sfidojnë veten.

“Më 24–25 Tetor, rrugët e kryeqytetit kthehen në pistën më të madhe të vrapimit 🇦🇱. Mos e lër për ‘vitin tjetër’. Vish atletet. Sfido veten”, shkruan Rama në postimin e tij.

Aktiviteti synon të sjellë në rrugët e kryeqytetit qytetarë dhe sportdashës për një fundjavë të dedikuar vrapimit dhe aktivitetit fizik.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme