Tirana stacioni i yjeve të muzikës botërore! Iglesias dhe Martin në dy koncerte

Muzikë | 3 vite më parë

Ylli i muzikës spanjolle Enrique Iglesias do të jetë në koncert në Tiranë më 30 qershor. Lajmin e jep ministrja e kulturës Elva Margariti në rrjetet sociale. “Tirana tanimë është stacioni i yjeve!” shkruan zonja Margariti e cila, ndërsa lajmëron koncertin e Igleziasit në Tiranë, kujton se ai mbërrin në kuadër të aktiviteteve të “Javës së Kulturës Spanjolle”. Koncerti mbahet në Sheshin Skënderbej.

Ndërkaq pak ditë më vonë Tiranën do ta vizitojë një tjetër yll i muzikës latine, Ricky Martin, posterin e të cilit e ka shpërndarë në rrjet edhe kryeministri Edi Rama.

Martin do të performojë në një koncert në sheshin “Skënderbej” mbrëmjen e 20 korrikut. 

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme