Tregtari lë Dibrën për Gjirokastrën: Rinia të shfrytëzojë potencialin e bujqësisë

Sociale | 2 vite më parë

Kujtim Lleshi, 33 vjeç, me origjinë nga Dibra, prej 10 vitesh jeton në Gjirokastër. Ai është përshtatur më së miri në këtë zonë dhe ka hapur një biznes me vegla bujqësore për të ndihmuar fermerët, duke i bërë këto makineri më të aksesueshme.

Sipas Lleshit, heqja e taksës për makineritë bujqësore ka ndikuar pozitivisht, duke u lejuar fermerëve të marrin makineri të reja që lehtësojnë punën e tyre.

“Hapat e para kanë qenë të vështira.  Është hequr dhe taksa e makinerive bujqësore dhe kjo e ndihmoi shumë pasi është zbritur rreth 20 përqind kosto e një makinerie”, tha Leshi.  

Lleshi bën apel për të rinjtë mos të mendojnë vetëm emigrimin, por të shfrytëzojnë mundësitë që ofron vendi jonë.

“Më mirë të jesh pronar në vendin tënd sesa të jesh emigrant në një vend tjetër. I bëj thirrje të rinjve të qëndrojnë dhe të investojnë në vendin e tyre pasi ka të ardhme”, apeloi ai.

Lleshi thekson se bujqësia ofron shumë mundësi për të rinjtë, pasi ky sektor jo vetëm përmirëson ekonominë lokale, por edhe krijon vende të reja pune.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme