Trump emëron Kari Lake si drejtuesen e Zërit të Amerikës

Presidenti i zgjedhur i SHBA Donald Trump, i cili merr zyrtarisht detyrën më 20 janar 2025, tha se kishte zgjedhur Kari Lake, për të drejtuar Zërin e Amerikës.
Trump njoftoi në platformën e tij të mediave sociale Truth Social se Lake do të emërohej drejtor i Zërit të Amerikës.
Lake është një aleat i ngushtë politik i presidentit të zgjedhur dhe një ish-spirator për një stacion televiziv Fox News në Phoenix, Arizona.
Ajo punoi në gazetari për 27 vjet përpara se të linte profesionin në vitin 2021 për të kandiduar për guvernator të Arizonës.
Trump bëri të ditur në një postim se Lake do të “siguronte që vlerat liridashëse të Amerikës të transmetohen në mbarë botën në mënyrë të drejtë dhe të saktë, në krahasim me gënjeshtrat e përhapura nga mediat e lajmeve të rreme”.
Lake ka qenë spikere e lajmeve televizive në Phoenix për gati tre dekada, derisa u largua në 2021 pasi bëri një sërë deklaratash të diskutueshme në mediat sociale, duke përfshirë ndarjen e dezinformatave të Covid-19 gjatë pandemisë.
Në të kaluarën, Trump ka qenë një kritik i ashpër i Zërit të Amerikës, duke përfshirë vitin 2020 duke thënë se “gjërat që ata thonë janë të neveritshme për vendin tonë”.
Zëri i Amerikës u themelua gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe statuti i tij i Kongresit, kërkon që ai të prezantojë lajme dhe informacione të pavarura për audiencën ndërkombëtare.
Me marrjen e detyrës në janar 2021, administrata e presidentit Joe Biden hoqi me shpejtësi një numër zyrtarësh të lartë të lidhur me Trump nga Zëri i Amerikës dhe pozicionet e lidhura me të.
Në një postim në platformën e mediave sociale X, Lake tha se është e nderuar që konsiderohet për rolin e Zërit të Amerikës. Ajo tha se Zëri i Amerikës është një “media jetike ndërkombëtare” që promovon “demokracinë dhe të vërtetën”.
“Nën udhëheqjen time, Zëri i Amerikës do të shkëlqejë në misionin e saj: kronikimin e arritjeve të Amerikës në mbarë botën.” Zëri i Amerikës u përpoq të kontaktonte Lake për komente përmes seksionit të mediave të faqes së saj të fushatës së fushatës, por që nga publikimi nuk kishte marrë përgjigje.
Zëri i Amerikës transmeton për një audiencë javore prej 354 milionë njerëz në 49 gjuhë. Drejtori aktual i saj , Abramowitz, është ish-president i Freedom House dhe ishte reporter dhe redaktor i The Washington Post për 24 vjet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




