Turistë në Shkodër edhe në vjeshtë

Megjithëse jemi jashtë sezonit turistik sërish Shkodra dhe atraksionet e saj po preferohen nga turistët e huaj. 10-20 turistë të huaj çdo ditë kërkojnë informacione pranë zyrës së informimit që Bashkia Shkodër ka në qendër të qytetit.
Sipas specialistëve të zyrës turistike, turistët nga Spanja janë më të shumtë në këtë periudhë.
“Pavarësisht se sezoni turistik tashmë ka mbaruar, ndryshe nga vitet e tjera kemi një numër të konsiderueshëm. Turistët janë me kombësi të ndryshme, por më shumti ata spanjollë”, tha specialistja Imelda Mullini.
Ndërkohë Alpet vijojnë të jenë edhe këtë vit më të kërkuarat.
Krahas alpeve turistë po vizitojnë gjatë kësaj periudhe monumentet e kulturës në Shkodër por edhe liqenin dhe zonat turistike si Shiroka dhe Zogaj.
Gazetar: L. Kadija
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




