”Turistë të përgjuar”, ekspozita pasqyron përgjimin që i bëhej turistëve gjatë komunizmit

“Turistë të përgjuar” titullohet ekspozita-muze që është çelur në një nga lagjet e vjetra të qytetit të Durrësit. Ekspozita është një udhëtim në kohë, në vitet e komunizmit, kur edhe shtetasit e huaj që vinin si vizitorë, i nënshtroheshin përgjimit dhe survejimit të rreptë të regjimit të kohës.
Në vendin ku gjendet ekspozita ndodhet edhe një tunel, i cili shërbente si vendstrehim i dikurshëm. Turistët që kanë përjetuar në vendin e tyre regjimin komunist, kryesisht ata nga Polonia, kur kanë vizituar këtë ekspozitë-muze, kanë parë ngjashmëri të shumta mes dy vendeve.
Në ekspozitë janë prezantuar objekte që përdoreshin për “disiplinimin” e turistëve me shfaqje të huaja, siç është këndi i berberit, në të cilin kalonin turistët me mjekër apo flokë të gjatë apo edhe raste të tjera kur sigurimi i shtetit pati sekuestruar kamera që turistët i përdornin për të regjistruar pamje të ndryshme. Mes objekteve të ekspozuara, vëmendjen ta tërheqin shumë letra të qytetarëve evropianë, që i drejtoheshin Albturistit, si ndërmarrja që merrej me menaxhimin e vizitorëve të huaj, për t’i lejuar të vinin që të vizitonin vendin tonë.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




