Turistët në Shkodër – Dhe në tetor, kalaja vijon të frekuentohet nga vizitorët

Aktualitet | 12 muaj më parë

Edhe pse jemi në muajin tetor, Kalaja e Shkodrës vijon të tërheqë vizitorë vendas dhe të huaj. Peizazhi i bukur, historia e pasur dhe pamja mahnitëse që ofron nga lart bëjnë që kjo pikë turistike të mbetet një nga më të vizituarat në qytet gjatë gjithë vitit.

Turistët shprehen se, përveç monumentit historik, ajo që e bën të veçantë kalanë është qetësia dhe natyra përreth.

“Erdha tani nga Austria, për mua është hera e parë që e vizitoj qytetin tuaj. Dua të rikthehem sërish, vitin tjetër, do të sjelle miqtë e mi këtu. Pas vizitës në kala besoj se do të shkojmë në mal”, tha një turist.

“Jam nga Rotrerdami. Kalaja është e veçantë bashkë më natyrën. Shumë gjëra po më shijojnë, shpresoj të kalojmë mirë, pasi njerëzit qenkan të mrekullueshëm”, shprehet turisti.

Turistët në Shkodër ndalen në kala për një vizitë ndërsa ndodhen qoftë edhe tranzit drejt veriut të vendit.

Kalaja e Shkodrës ka pozicion të atillë që nuk tërheq vetëm për vlerat e trashëgimisë historike, por edhe për peizazhet fantastike që mund të shihen prej saj me liqenin dhe luginën e Bunës.

Në këtë mënyrë, Kalaja e Rozafës dëshmon se turizmi në Shkodër nuk kufizohet vetëm në muajt e verës, por vijon edhe gjatë stinëve të tjera.

Gazetar: M. Rakaj           

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme