Turizmi në Librazhd, një sektor premtues i së ardhmes. Mbi 60 mijë turistë vizituan xhevahiret e zonës
Librazhdi mbetet një ndër destinacionet më të vizituara në Qarkun e Elbasanit, ku sektori i turizmit shikohet me një prioritet nga Bashkia. Brenda vitit 2024-2025, Librazhdi është vizituar nga 60 mijë turistë të huaj dhe vendas, ku konkretisht zona më tërheqëse për ato mbetet Stëbleva dhe Luniku. Investimi në infrastrukturën rrugore të zonave të thella malore i ka bërë më të lehta udhëtimet e vizitorëve nga ku përjetojnë emocione të veçanta gjatë eksplorimit të mrekullive natyrore të zonave.
“Bashkia Librazhd duke e vlerësuar si prioritet zhvillimin e turizmit, ka ngritur sektorin e turizmit i cili është marrë me evidentimin e të gjitha resurseve natyrore dhe kulturore që ka zona. Po punojmë edhe në zona të tjera, kemi plot zona me monumente të natyrës, të kulturës historike të cilat ne po i reklamojmë dhe kemi bërë edhe një guid turistike në mënyrë që vizitorët që do të vijnë të kenë orientimin e nevojshëm dhe të shpërndahen në të gjitha pikat vizituese”, u shpreh Hysni Hoxha, Drejtori Bujqësisë, Zhvillimit Ekonomisë dhe Turizmit në Bashkinë Librazhd.
Brenda 1 viti Librazhdi është kthyer adresimi më i veçantë i fundjavave nga familje të qyteteve të ndryshme të vendit, kjo falë edhe të festave tradicionale të organizuara nga Bashkia Librazhd.
“Në çdo njësi administrative është bërë traditë tashmë që mbahen organizime festash tradicionale, festa në të cilën bëhet edhe panairi i gatimeve tradicionale edhe kemi vizitorë edhe të zonës por edhe nga jashtë, të cilët njihen me traditën”, tha Hoxha.
Bashkia Librazhd është duke punuar intensivisht edhe me banorë të zonës, duke bërë të mundur plotësimin e të gjithave kërkesave të vizitorëve, për të sjellë një zhvillim sa më të madh në turizëm.
Gazetar: Enes Molla
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





