Turizmi në zonat e mbrojtura të Kukësit – AdZM vlerëson mbylljen pozitive të vitit turistik, 13% më shumë se vjet
Zonat e mbrojtura në qarkun e Kukësit vijojnë të jenë një ndër destinacionet më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj. Drejtori i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura thekson se viti që po mbyllet ka shënuar një fluks të qëndrueshëm vizitorësh, veçanërisht gjatë sezonit pranverë verë, duke reflektuar interesin në rritje për natyrën, ecjet malore dhe turizmin e qëndrueshëm.
“Në këto 3 zona kemi një fluks të madh turistësh këtë vit me rreth 13% më shumë se vitin e kaluar“, u shpreh Lefter Gjana, Drejtor i AdZM, Kukës.
Sa i përket sezonit të dimrit, drejtori sqaron se turizmi dimëror në zonat e mbrojtura të Kukësit u drejtohet kryesisht një kategorie të caktuar turistësh, për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve klimatike.
“Turizmi dimëror kërkon një përgatitje fizike më të mirë sepse shumica e terrenit është me borë“, tha ai.
Zonat e mbrojtura të Kukësit mbeten kështu një pasuri e rëndësishme natyrore dhe turistike, me potencial të vazhdueshëm zhvillimi gjatë gjithë vitit, duke ofruar eksperienca të veçanta për vizitorë të çdo profili.
Gazetare: I. Bajraktari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





