Turizmi vjeshtor në qarkun e Shkodrës/Qyteti, Alpet dhe zonat bregdetare vijojnë të tërheqin

Turizëm | 53 minuta më parë

Qarku Shkodër ka pasur një sezon turistik të kënaqshëm. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të dhënat flasin për një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve që kanë zgjedhur Shkodrën si destinacion. Prefektja e Qarkut Shkodër, Holta Duda, thotë se rritja e turizmit është evidentuar veçanërisht gjatë gushtit dhe fillimit të shtatorit.

Dukshëm, sezoni veror, tre muajt e verës, vijon akoma edhe gjatë muajit shtator, që numri i turistëve të jetë mjaft i lartë. Ka pasur rritje edhe në krahasim me vitin e kaluar, sidomos në periudhën e fundit të korrikut dhe të gushtit, si edhe në fillim të shtatorit, i cili ka qenë një pikë mjaft e lartë”, u shpreh Holta Duda, Prefekte e Qarkut Shkodër.

Një tjetër element që ka ndikuar pozitivisht në këtë sezon kanë qenë aktivitetet kulturore dhe eventet e zhvilluara në qytet dhe në zona të ndryshme të qarkut. Organizimi i tyre ka krijuar më shumë mundësi për vizitorët, duke e lidhur turizmin me kulturën, traditën dhe jetën artistike të Shkodrës.

Ka pasur një sukses, le të themi, qoftë me numrin e aktiviteteve kulturore, qofshin ato të specifikuara për fëmijët, për rininë, por edhe për moshat më të mëdha. Le të themi, nga vendet tipike turistike, si plazhi i Velipojës, zona e Zogajve apo Shiroka, qoftë edhe në zonën e Alpeve”, tha ai.

Pritshmëritë janë që trendi pozitiv i këtij sezoni të vijojë edhe gjatë muajve të ardhshëm, duke e konsoliduar Shkodrën si një destinacion që ofron alternativa turistike gjatë gjithë vitit.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme