Udhëheqësit demokratë: Procesi paqësor i certifikimit duhet të jetë shembull për vitet në vijim

Botë | 2 vite më parë

Udhëheqësit demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit thanë se shpresojnë që certifikimi paqësor i të hënës i rezultateve të zgjedhjeve të jetë një shembull për vitet në vijim.

Udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer dhe udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, reflektuan mbi kryengritjen më 6 janar 2021, kur rebelët hynë në Kapitol për të ndaluar procesin e certifikimit.

Schumer tha se nuk do ta harronte atë ditë, sepse demokracia në “disa momente mund të jetë e brishtë”, duke shtuar, “ne pamë brishtësinë atë ditë”.

“Ne nuk jemi mohues të zgjedhjeve. Ne i humbëm zgjedhjet, na vjen keq, por besojmë në forcën e demokracisë sonë dhe se kur i humbisni zgjedhjet përveshni mëngët dhe përpiqeni të fitoni të rradhën. Ju nuk e mohoni që keni humbur dhe inkurajoni njerëzit të bëjnë gjëra të këqija, të këqija,” tha Schumer.

Udhëheqësi demokrat i Senatit paralajmëroi gjithashtu se plani i presidentit të sapozgjedhur Donald Trump për të falur njerëzit e dënuar për krime që lidhen me kryengritjen do të “ishte një shembull të tmerrshëm”.

Jeffries i quajti ngjarjet e kryengritjes “të pandërgjegjshme, të papranueshme dhe jo-amerikane”, ndërsa falënderoi policinë dhe personelin tjetër të zbatimit të ligjit që ishin atje atë ditë.

“Shpresojmë se sot transferimi paqësor i pushtetit do të shërbejë si shembull se si ne si vend duhet të ecim përpara”, tha Jeffries. CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme