Udhëtim në fshatrat e Konispolit, mes bukurive të natyrës dhe monumenteve të kulturës

Turizëm | 1 vit më parë

Fshatrat e Bashkisë Konispol po kthehen gradualisht në atraksione turistike falë rritjes së vizitës nga turistët. Banorët e zonës, duke përfituar nga ky interes, kanë filluar të hapin bujtina e para  familjare, për t’i mirëpritur vizitorët dhe për t’u ofruar një përvojë autentike rurale. Sipas specialistit të kulturës në Bashkinë Konispol, Vangjel Taho, interesi i vizitorëve të huaj nuk ka qenë vetëm për vizitë, por disa prej tyre kanë shprehur dëshirë të blejnë banesa në këto zona. Kjo tregon potencialin e madh për zhvillim turistik dhe investime të reja në zonat rurale.

“Mund të them se janë bërë 5-6 shtëpi pritëse për turistët”, u shpreh Taho.

Fshatrat e Bashkisë Konispol ofrojnë një kombinim të veçantë mes natyrës, traditës dhe trashëgimisë kulturore.

“Ofrojnë qetësinë, ushqimet bio dhe ngrohtësinë e banorëve”, tha ai.

Vizitorët mund të gjejnë monumente kulturore, shtëpi-muze, objekte historike dhe aktivitete tradicionale, duke shijuar një përvojë autentike rurale. Këto zona janë ideale për turistët që preferojnë këtë lloj turizmi, duke ofruar gjithçka që kërkojnë për një qëndrim të këndshëm dhe të pasur me kulturën vendase .

Gazetare: Boralda Pëllumbi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme