Ujërat termale të Bënjës, destinacioni unik natyror dhe kurativ që tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë
Një destinacion që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, ujërat termale të Bënjës janë kthyer në një pikë referimi për turizmin natyror dhe kurativ në jug të vendit.
“Pranvera është stina më e bukur për të ardhur. Qetësi mendore, kurative. Shumica janë të huaj, shprehet turistja vendase”.
Turistët e huaj thonë se vijnë për të eksploruar natyrën dhe për ta përjetuar nga afër këtë destinacion të rrallë.
“Vij nga Spanja dhe kemi një javë në Shqipëri. Po më pëlqen shumë. E kishim parë në rrjetet sociale”, shprehet turisti.
Ndërkohë, me pritjen e përfundimit të punimeve në banjat termale të Bënjës, pritet një rritje e mëtejshme e fluksit të vizitorëve.
Gazetare: L. Koçiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





