Ukraina dhe Moldavia marrin statusin e kandidatit në BE! Von del Leyen dhe Michel: Ky vendim forcon vendet përballë Rusisë

Ukraina dhe Moldavia kanë marrë statusin e vendit kandidat për në BE. 27 vendet e BE kanë pranua në bllok që Ukraina dhe Moldavia t’u bashkohen familjes së tyre, duke i hapur rrugën drejt anëtarësimit që është një proces që zgjat disa vite.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i KiE, Charles Michel e cilësuan këtë një moment historik dhe ditë të mirë për Evropën.
“Vendet tuaja janë pjesë e familjes sonë evropiane. Vendimi forcon Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë përballë imperializmit rus. Dhe forcon BE-në sepse kjo i tregon edhe një herë botës se ne jemi të bashkuar dhe të fortë përballë kërcënimeve të jashtme”, shkruan Von der Leyen.
“Sapo kemi vendosur t’u japim statusin e kandidatit në BE për Ukrainën dhe Moldavinë. Një moment historik. Sot shënon një hap vendimtar në rrugën tuaj drejt BE-së. Urime 2 popujve, e ardhmja jonë është së bashku”, shkruan Michel.
Lajmi u përshëndet edhe nga presidenti i Ukrainës Zelensky, i cili tha se ardhmja e Ukrainës është në Bashkimin Europian.
“Përgëzoj sinqerisht vendimin e liderëve të BE-së. Është një moment unik dhe historik. E ardhmja e Ukrainës është brenda BE-së”, shkruan ai
Ukraina po përjeton prej muajsh agresionin rus, ndërsa Moldavia është një nga vendet që ndodhet e rrezikuar nga një sulm i mundshëm rus. Vendimi i BE ishte pikërisht për t’i treguar se mbështesin këto dy vende pjesë e familjes së tyre demokratike dhe të lirë. Ky vendim ka të ngjarë të zemërojë Rusinë, e cila ka kundërshtuar prej kohësh mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në BE dhe afrimit me Perëndimin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




