Ukrainasit sulmojnë Rusinë me dron, shpërthim në një objekt magazinimi municionesh në krahinën e Tver

Botë | 2 vite më parë

Një sulm ukrainas ka shkaktuar një zjarr masiv që çoi në evakuimin e banorëve që jetonin pranë një objekti magazinimi municionesh nën krahinën ruse të Tverit. Në rrjete sociale qarkulluan video dhe pamje ku duken flakët  që ndriçuan qiellin gjatë natës dhe shpërthimet që tronditën krahinën e cila shtrihet në veriperëndim të Moskës dhe jo larg nga kufiri me Bjellorusinë, Guvernatori i Tverit Igor Rudenya, u shpreh se forcat zjarrfikëse po përpiqeshin të vinin nën kontroll zjarrin, por nuk bëri me dije se çfarë po digjej.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA, që nga viti 2018, në Toropets, qyteti 1 mijë vjeçar në krahinën e Tver ku raportohet se kanë ndodhur ngjarja, Rusia po ndërtonte një objekt për magazinim e raketave, municioneve dhe pajisjeve shpërthyese. 

Ekspertët thonë se nisur nga pamjet që qarkulluan në mediat sociale kuptohet se në objekt mund të kenë shpërthyer një sasi prej 200 deri në 240 tonë eksplozivash.  Ministria ruse e mbrojtjes ndërkohë bëri me dije se njësitë e mbrojtjes ajrore kishin shkatërruar 54 dronë të lëshuara gjatë natës nga ukrainasit ndaj pesë krahinave ruse, por pa përmendur krahinën e Tverit. 

Ndërkaq, sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës u angazhuan për të eliminuar dronë rusë në afërsi të kryeqytetit Kiev të vendit.  Ka pasur raportime edhe për shpërthime në qytetin verilindor të Summy, pranë kufirit me Rusinë.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme