Universiteti i Shkodrës ruan kuotat – Rektori Gjuraj paralajmëron reformë në disa fakultete

Arsim | 11 muaj më parë

Frenimi i rënies së regjistrimeve ishte objektivi më emergjent gjatë këtij viti për rektorin e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Tonin Gjuraj. Objektiv që sipas tij është ruajtur. Programi i fizikës në universitetin e Shkodrës nuk ka asnjë student të regjistruar në vitin e pare duke bërë që ai të mos jetë aktiv në këtë vit akademik.

“Ne kemi përfunduar ciklin e parë, në 24 tetor që ka qenë një  raund i tretë me 990 student. Nga viti i kaluar kemi pasur 641 student ndërsa në datën 27 tetor kur u mbyll afati i regjistrimit kemi 680 student”, u shpreh Gjuraj.

Rektori Gjuraj tha se universiteti do të ketë një reformë dhe ristrukturim të disa fakulteteve si ai i gjuhëve të huaja me shkencat sociale apo fizikë-matematikë.

“Reforma nuk parashikon mbyllje të programeve të studimit sepse në tërësi ato kanë qenë të suksesshme”, tha ai.

Këtë vit akademik rreth 1 mijë studentë u regjistruan në vitet e para të nivelit bachelor si dhe 680 në nivelet master.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme