Universiteti më i vjetër në botë daton që në shekullin e 11-të dhe gjendet shumë pranë vendit tonë

Kuriozitete | 3 vite më parë

Universiteti i Bolonjës, “Alma Mater” është një universitet shtetëror, aktiv që nga shekulli i 11-të dhe konsiderohet si universiteti më i vjetër në botë ende në funksion.

Një protagonist në jetën kulturore dhe akademike të të gjithë Evropës për më shumë se një mijëvjeçar, historia e tij është e gjatë duke kontribuar në krijimin e modeleve të tjera të ngjashme, si dhe ka ndihmuar për përhapjen e kulturës në të gjithë Kontinentin e Vjetër dhe më gjerë.

Universiteti i Bolonjës ishte universiteti i parë që themeloi një kurs diplome në kuptimin modern të termit. Në vitin 1364 u krijua një kurs për drejtësi, i cili vendosi një model të ndjekur nga universitete të tjera në Evropë.

Federico Barbarossa, me prezantimin e “Constitutio Habita” të vitit 1158, e bëri Universitetin e Bolonjës një vend të kërkimit të pavarur të politikës. Megjithatë, ishte bashkia, ajo që garantonte vazhdimësinë e leksioneve dhe të mësimdhënies.

Falë famës së tij dhe shumëllojshmërisë së kurseve, gjatë shekujve Universiteti i Bolonjës priti eksponentët më të lartë të kulturës evropiane.

Dy poetët më të mëdhenj italianë, Dante Alighieri dhe Francesco Petrarca, kanë studiuar në Bolonja.

Artistë të tjerë të famshëm që kanë frekuentuar korridoret e universitetit “Alma Mater” ishin Thomas Becket, Erasmus Roterdamus, Carlo Goldoni, Niccolò Copernico etj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme