Ushqimi për fëmijët në shkolla, ushqyerja e balancuar ndihmon përqendrimin dhe zhvillimin e tyre
Ushqyerja e shëndetshme është thelbësore për fëmijët sidomos gjatë periudhës shkollore kur trupi dhe truri kërkojnë energji për mësim dhe përqendrim. Dietologia, Klea Bilali na shpjegon rëndësinë e ushqimit të balancuar.
“Ushqimi i shëndetshëm është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor të fëmijëve. Një mëngjes i balancuar dhe vakte të pasura me karbohidrate komplekse, proteina dhe yndyra të shëndetshme ndihmojnë në kujtesë, përqendrim dhe energji të qëndrueshme gjatë ditës në shkollë”, u shpreh dietologia.
Një tjetër pikë që shqetëson prindërit është se çfarë duhet të marrin fëmijët me vete në shkollë?
“Rekomandohen ushqime me vlera ushqyese, bukë integrale, gjalpë kikiriku, perime, kos natyral, fruta te freskëta të stinës etj. Janë ushqime me vlera ushqyese dhe nuk i rëndojnë fëmijët”, tha Klea Bilali.
Në vëmendje janë edhe pijet që fëmijët konsumojnë gjatë ditës.
“Uji është pija më e rekomanduar që mund të konsumohet në shkollë, pasi rrit përqendrimin dhe nuk rrit sheqerin në gjak”, theksoi ajo.
Kujdesi për ushqimin që në moshë të vogël ndihmon në ndërtimin e zakoneve të shëndetshme dhe ndikon pozitivisht në shëndetin e fëmijëve gjatë rritjes.
Gazetare: B. Cina
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





