Vdekja e kritikut të Kremlinit, ambasadorët e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në Rusi bëjnë homazhe në nder të Aleksei Navalnit

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe në Rusi kanë zhvilluar homazhe në nder të Aleksei Navalnit, i cili humbi jetën në një nga burgjet ruse.
Ata kanë kërkuar hetim të plotë dhe transparent për vdekjen e Navalnit. SHBA dhe Britania e Madhe kanë thirrur një përfaqësues të ambasadës ruse për t’i kërkuar llogari duke i bërë të qartë “se i konsiderojmë autoritetet ruse plotësisht përgjegjëse për vdekjen e Alekseit”.
Ndërkaq, gruaja e Navalnit, Yulia, më herët bëri të ditur se presidenti rus dhe aleatët e tij do të mbajnë përgjegjësi për vdekjen e bashkëshortit të saj.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, konfirmoi se do të mirëpriste të hënën zonjën Navalnaya në Këshillin e Punëve të Jashtme.
Ai tha se ministrat e BE-së do të nderojnë kujtimin e Navalny dhe do “të dërgojnë një mesazh të fortë mbështetjeje për luftëtarët e lirisë në Rusi”.
Teksa vijojnë homazhet për kritikun e Kremlinit, pyetjet që ngrihen tani janë ato mbi vendndodhjen e trupit të Navalnit, ku aleatët akuzojnë autoritetet ruse për fshehjen e trupit të tij.
Autoritetet e burgut rus thanë të premten se aktivisti i opozitës ishte sëmurë dhe pas një shëtitjeje kishte humbur ndjenjat në burgun e largët IK-3 në Rrethin Arktik – i njohur gjithashtu si kolonia penale e Siberisë “Ujku Polar”.
Aleatët e Navanlit thanë se nënës së politikanit, Lyudmila Navalnaya, se trupi i tij do të dorëzohet vetëm pasi të përfundojë ekzaminimi pas vdekjes dhe se shkaku i vdekjes ishte “sindroma e vdekjes së papritur” – një term i përgjithshëm dhe i paqartë.
Aleatët e Navalnit i thanë zonjës Navalnaya se trupi i tij ishte dërguar në qytetin Salekhard, pranë kompleksit të burgut, por kur ajo mbërriti, morgu ishte i mbyllur.
Zyrtarët e burgut thuhet se i thanë se një ekzaminim fillestar pas vdekjes nuk është përfundimtari dhe do të duhet të kryhet një i dytë.
Presidenti rus nuk ka komentuar publikisht vdekjen e Navalnit, por menjëherë pas kësaj, Kremlini tha se ishte në dijeni dhe presidenti ishte informuar, transmeton BBC.
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se hodhi poshtë akuzat “të njëanshme dhe joreale” mbi shkakun e vdekjes së tij, të bëra gjatë një takimi me zyrtarët britanikë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




