Vdes stilisti francez i modës, Pierre Cardin

Lifestyle | 6 vite më parë

Stilisti francez i modës, Pierre Cardin, ka vdekur në moshën 98-vjeçare. Cardin është vlerësuar për revolucionarizimin e modës me modelet e tij futuriste në vitet 1950 dhe ‘60. Ai gjithashtu ka qenë ndër të parët në biznes, që ka licencuar emrin e tij për t’u përdorur në një gamë produktesh, të tilla si syzet e diellit. Cardin ka vdekur në një spital pranë Parisit, njoftoi të martën familja e tij.

“Është një ditë e trishtimit të madh për të gjithë familjen tonë. Ne të gjithë jemi krenarë për ambicien e tij këmbëngulëse dhe guximin që ai ka treguar gjatë gjithë jetës së tij”, thuhet në deklaratën e familjes.

Cardin ka lindur në Itali në vitin 1922, por është zhvendosur në Francë si fëmijë. Ai është pranuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Francës në vitin 1992.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme