Vendbanimi palafit në fshatin Lin të Pogradecit shpallet “Pasuri kulturore”

Këshilli i Ministrave vendosi të mërkurën deklarimin “Pasuri kulturore” të zonës arkeologjike nënujore të vendbanimit palafit të fshatit Lin në Pogradec.
Në mbledhjen e sotme u miratua po ashtu zonifikimi i zonës arkeologjike nënujore “A” të vendbanimit palafit të fshatit Lin në Pogradec, sipas hartës dhe koordinatave në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH), si dhe plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e kësaj zone.
Po ashtu në mbledhje u miratua edhe deklarimi “Pasuri kulturore e paluajtshme” e dy zonave arkeologjike (“A” dhe “B”) të qytetit të Shkodrës.
Bashkë me zonifikimin e këtyre zonave arkeologjike sipas koordinatave dhe hartave të zonifikimit në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH) u miratua edhe plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre.
“Pasuri kulturore e paluajtshme” u deklaruan po ashtu edhe dy zonave arkeologjike (“A” dhe “B”) në qytetin e Vlorës, për të cilat u miratua po ashtu edhe plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





