Vendet ku pihet më shumë birra

Kuriozitete | 3 vite më parë

Birra është një nga pijet më të njohura në botë dhe nuk ka aspak rëndësi nëse është dimër apo verë. Por cilët janë konsumuesit më të mëdhenj të birrës në botë për frymë?

Republika Çeke (191.9 litra për person)- Në krye të konsumatorëve më të mëdhenj të birrës në botë për frymë është Republika Çeke, me 191.9 litra birrë për person. Republika Çeke është e pakrahasueshme dhe ka qenë në krye të kësaj renditje për më shumë se 30 vjet sipas ‘Kirin Holdings’, e cila ka kryer këtë hulumtim.

Austri (96.8 litra për person)- Austria renditet në vendin e dytë ku zhvillohet Oktoberfesti vjetor. Me një konsum rreth 96.8 litra për person.

Polonia (96.1 litra për person)- Polonia renditet në vendin e tretë për konsumin e birrës. Ndër markat më të famshme polake është ‘Tyskie’, e cila mban pothuajse 20% të tregut lokal të birrës. E prodhuar në Krakov në fabrikën e birrës ‘Kompania Pivovarska’ për më shumë se 600 vjet, Tyskie është një nga birrat e pakta polake që eksportohet jashtë vendit.

Rumania (95.2 litra për person)- Rumania renditet në vendin e katërt.

Gjermani (92.4 litra për person)- Në këtë listë nuk mund të mungonte Gjermania, një nga prodhuesit më të mëdhenj të birrës në botë, por edhe një nga vendet që i pëlqen më shumë ta konsumojë këtë pije. Sigurisht një nga ngjarjet ku pihet më shumë birra është Oktoberfesti historik, panairi më i madh në botë, me një mesatare prej gjashtë milionë vizitorë çdo vit dhe një konsum prej rreth 7.5 milionë gota birrë.

Estonia (86.4 litra për person)- Në renditje gjejmë edhe një vend tjetër baltik, Estoninë me një konsum prej 86.4 litra për person.

Namibia (84,8 litra për person)- Namibia është vendi në kontinentin afrikan ku konsumohet më shumë birrë për person.

Lituani (84.1 litra për person)- Në vitin 2003, birra ‘Euro’ u krijua në Lituani, sot mendohet se konsumohen rreth 81.7 litra për person.

Sllovakia (81.7 litra për person)- Në vendin e nëntë renditet Sllovakia.

Irlandë (81.6 litra për person)- Në pozicionin e dhjetë gjejmë Irlandën, fabrika e birrës së të cilës është Birraria St. James Gate në Dublin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme