Vendet në konkurrencë për të tërhequr pushuesit, Tajvani do paguajë turistët për ta vizituar

Kuriozitete | 4 vite më parë

Rritja e çmimeve të biletave, frenimi i ekonomisë për shkak të pandemisë dhe masat anti-COVID, por edhe inflacioni i lartë që ka përfshirë botën ka bërë që destinacionet turistike të gjejnë mënyrë të ndryshme për të tërhequr vizitorët e huaj që të nxisin ekonomitë e tyre.

Tajvani planifikon t’u ofrojë turistëve 165 dollarë secili për të vizituar vendin. Shpërblimet në para do t’u ofrohen gjithashtu grupeve turistike për t’i inkurajuar ata të vizitojnë ishullin.

Kryeministri i Tajvanit, Chen Chien-jen tha se qeveria synon të tërheqë 6 milionë turistë në vitin 2023, duke e dyfishuar këtë shifër në vitin 2024. Si stimul ato do të japin 165 dollarë për secilin.

Ministri i Transportit Ëang Kuo-tsai deklaroi se kompensimi në para do të dorëzohet në mënyrë dixhitale. Turistët do të mund ta përdorin atë për të mbuluar shpenzimet e tyre në Tajvan, përfshirë akomodimin.

“Masat synojnë të tërheqin më shumë vizitorë nga tregjet kryesore duke përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Azinë Juglindore, Hong Kongun dhe Makaon, si dhe Evropën dhe Amerikën”, raporton CNN.

Gjatë 2022, Tajvani u vizitua nga 900 mijë vizitorë që vinin kryesisht nga Vietnami, Indonezia, Japonia dhe SHBA. Kjo ishte një shifër e ulët krahasur me vitin 2019, ku Tajvani u vizitua nga një numër rekord prej 11.8 milionë turistësh ndërkombëtarë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme