Video/ Shkrumbohet superjahti me vlerë 20 milionë euro

Një superjaht me vlerë 20 milionë euro është përfshirë nga flakët në brigjet e një ishulli spanjoll. Superjahti kishte vetë një muaj që i ishte dorëzuar pronarit, ndërsa sot (11 gusht) u përfshi nga zjarri në Cala Saona në perëndim të ishullit mesdhetar të Formentera.
Rojet bregdetare spanjolle dërguan dy varka shpëtimi në zonë pasi nëntë pasagjerët dhe shtatë anëtarët e ekuipazhit në bordin e Aria SF braktisën anije. Nga zjarri që përfshiu superjahtin nuk pati të lënduar. Tymi i zi që shkaktoi zjarri mund të shihej deri në ishullin fqinj, Ibiza.
Daily Mail ka publikuar pamje nga djegia e superjahtit. Pronari i superjahtit, i cili u largua nga kantieri vetëm muajin e kaluar pasi u shit në vitin 2019, është emëruar si Paolo Scudieri. 61-vjeçari është kryetari i prodhuesit të komponentëve të brendshëm të makinave Gruppo Addler, i cili u themelua nga babai i tij Achille në 1956, dhe vlera e tij neto thuhet të jetë rreth 410 milionë euro.



/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




