Viti i ri akademik në Elbasan, të rinjtë shohin më me prioritet mjekësinë dhe degën e IT

Sociale | 2 vite më parë

Në vitin e ri akademik i cili tashmë ka nisur edhe në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan duket se programet më të frekuentuar janë ato që lidhen me degët e mjekësisë ku janë plotësuar të gjitha kuotat e më pas interes të lartë është shfaqur edhe në degën e IT dhe programet 2 vjeçare.

Sa i takon degëve të mësuesisë tashmë interesi ka rënë. Rektoria e Universitetit  të Elbasanit, Elvira Fetahu prezanton si risi të këtij viti  regjistrimin e studentëve nga Presheva në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

“Deri më tani Universiteti i Elbasanit ka shënuar rritje të numrit të regjistrimeve. Rritjen më të madhe e ka patur Ekonomiku dhe ai Shkencave të Edukimit. Vihet në dukje një interes i regjistrimit në programe si Biznes, Financë, Ekonomi dhe arsim Parashkollor”, tha Fetahu.

Studentët që kanë zgjedhur IT argumentojnë arsyet duke i lidhur me tregun e punës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme