Vlora mirëpret turistë në shtator, rritje vizitorësh nga vendet evropiane

Turizëm | 1 vit më parë

Grupe e ture të organizuara turistësh vazhdojnë të mbërrijnë në Vlorë. Ky mes shtatori shënon rritje në turizëm krahasuar me vite më parë. Ndërsa bie në sy larmia e së vendeve evropiane që zgjedhin të promovojnë dhe sjellin turistë më Vlorë.

“Vij për herë të parë këtu, më pëlqen çdo gjë këtu, vizitova Tiranën dhe Tani jemi në Vlorë”, u shpreh një turist.

“Jam nga Polonia, është hera e parë që ndodhem në Shqipëri, më pëlqen çdo gjë këtu”, tha një turiste tjetër.

Ky sezon për Vlorën ka shënuar sërish sukses në bazë të të dhënave zyrtare për numrin e turistëve dhe të ardhurave të qarkulluara. Teksa pikërisht tej zgjatja e afateve të sezonit, ku qenë qëllimi, që ky mes shtatori po e konfirmon.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme