Vranësira dhe reshje shiu me intensitet të ulët në të gjithë territorin

Moti | 12 muaj më parë

Ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranët, shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonën e qendrës reshjet parashikohen me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Pas orëve të pasdites reshjet e shiut humbasin territor duke u përqëndruar në veri por me intensitet të ulët.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme