Vrasja në Roskovec dhe misteri i parave/ Letra e motrës së autorit Nertil Buzi: Ish-e fejuara i mori paratë, i premtoi se do t’ia kthente por nuk ndodhi kurrë

Aktualitet | 43 minuta më parë

Emisioni “Në kohë reale’ në RTSH ka trajtuar ngjarjen e rëndë të krimit në Roskovec, ku Nertil Buzi vrau ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrës, mori peng ish-të fejuarën e tij dhe në fund vrau dhe veten duke mos iu dorëzuar forcave RENEA që e kishin rrethuar dhe po tentonin prej orësh një dorëzim të tij.

Pjesa e parë e letrës së motrës së Nertil Buzit, sjell një kronologji të ngjarjeve që lidhen me pengmarrjen e tij në Angli dhe më pas me një shumë parash që, sipas saj, Nertili ia kishte dhënë Rozalinda Plakës, ish-të fejuarës së tij.

Sipas saj, në momentin kur Nertili u kap peng në Angli, ajo nisi të kishte dyshime për Rozalindën dhe vëllain e saj. Ajo pretendon se ata merrnin mesazhe nga telefoni i Nertilit dhe dinin se ku ndodhej ai. Motra e tij shprehet se ka bindjen se të dy mund të kenë treguar vendndodhjen e Nertilit pasi, sipas saj, kishin marrë para prej tij.

Në fillim, sipas motrës, ai nuk u tregoi familjarëve për shumën e parave që i kishte dhënë Rozalindës. Ai u thoshte vetëm se do t’i merrte paratë dhe me to do të shlyente borxhet. Ajo pretendon gjithashtu se Rozalinda i premtonte Nertilit se do t’ia kthente paratë, por sipas saj, kjo nuk ndodhi.

“Më 27 Korrik unë motra e Nertil Buzit kam bërë denoncim për (Rozalinda Plaka), dhe për njerëzit e saj. Që në momentin e parë kur ai është kapur peng në Angli i cili është kapur nga grupi i Vlonjatëve. Nga kjo momente unë kam pas dyshime për vëllain t Sepse çdo mesazh i vinte Rozalindës dhe vëllait të saj nga tel dhe e dinin se ku ishte Nertili.

Kam bindjen se ata të dy treguan se ku ishte Nertili pasi ata morën lek prej tij. Pasi Nertili kreu dënimin u rikthye në Shqipëri. Si fillim ai nuk na kishte vënë as ne as prindërit tanë në dijeni për shumën e lekëve që ai kishte dorëzuar te Rozalinda (ish bashkëshortja e tij), por herë pas herë na thoshte se ai do të marri lekët dhe do t’i laj të gjitha borxhet që ai kishte.

Ai erdhi me mendimin që do të hapte një punë, por asgjë nuk shkoi ashtu si duhej dhe ai kishte mendu Ai tashmë nuk kishte më lek për të vazhduar atë që ai donte i duheshin lek dhe ai nuk kishte.

Ai na kërkonte lek mua dhe motrave të mija që ta ndihmonim atë dhe kur atij t’i shkonte çdo gjë në rregull me punën do të na i kthente përsëri. Ne nuk mundeshim ta ndihmonim më. Më pas ne morëm vesh se ai kishte grindje herë pas herë në tel po ashtu dhe kur ata takoheshin.

Pas gjithçkaje ai na tregoj se nuk kishte për të marr lek diku tjetër por nga Rozalinda. Ai na tha se lekët ja kishte dërguar Rozalindës dhe i vinte zor të na tregonte për veprimin që ai kishte bërë. Ajo e mbante me të mira Nertilin dhe i thoshte se një ditë ka për t’i marrë lekët e tij mbrapsht, por kjo nuk ndodhi kurrë”, thuhet në pjesën e parë të letrës.

Kjo është vetëm pjesa e parë e letrës së bërë publike në emision, ndërsa në ditët në vijim pritet të publikohen edhe pjesët e tjera të saj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme