WSJ: FBI mori 11 grupe dokumentesh të klasifikuara si “tepër sekrete” dhe “sekrete” nga Mar-a-Lagot

FBI zbuloi 11 grupe dokumentesh të klasifikuara nga kontrolli i saj në Mar-a-Lago, në fillim të kësaj jave, duke përfshirë disa materiale të shënuara si “tepër sekret/SCI”, raportoi të premten Wall Street Journal. Gazeta raportoi se agjentët e FBI-së morën rreth 20 kuti nga resorti dhe rezidenca e ish-presidentit Donald Trump në Palm Beach, Florida, duke përfshirë lidhës, grupe materialesh të klasifikuara qeveritare, fotografi dhe të paktën një shënim të shkruar me dorë.
Agjentët federalë thuhet se sekuestruan një grup dokumentesh “tepër sekrete/SCI”, niveli më i lartë i klasifikimit. Agjentët morën katër grupe dokumentesh “tepër sekrete”, tre grupe dokumentesh “sekret” dhe tre grupe dokumentesh “konfidenciale”, niveli më i ulët i klasifikimit, raportoi Journal.
Nuk dihet se për çfarë ishin konkretisht këto dokumente të klasifikuara. Ndër sendet e marra nga resorti i Trump ishte një dokument për faljen e Roger Stone, një aleat i vendosur i Trump, i cili u dënua në vitin 2019 për gënjeshtra ndaj Kongresit gjatë hetimit të tij për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016. (Trump e fali Stone para se të largohej nga detyra, duke e mbrojtur Stone nga një dënim tre-vjeçar burgim.)
Është e paqartë se si dokumenti i lidhur me Stone, i sekuestruar gjatë kontrollit, është i lidhur me hetimin më të gjerë penal për keqpërdorimin e mundshëm të materialeve të klasifikuara nga Trump. Gjatë kontrollit, agjentët e FBI-së gjetën gjithashtu një dokument për “Presidentin e Francës”, sipas raportit të WSJ, i cili nuk jep detaje të tjera rreth dokumentit. CCN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




