Xhaketa e këngëtarit Majkëll Xhekson u shit për 250 mijë paund

Është shitur për 250 mijë paund një xhaketë lëkure që ylli i ndjerë i muzikës pop Majkëll Xhekson ( Michael Jackson) vishte në vitet 1980.
Xhaketa bardhezi, të cilën Xhekson e pati veshur edhe në një reklamë të Pepsit, ishte parashikuar të kapte një vlerë deri në 400 mijë paund në një ankand që u mbajt të premten në Londër. Në të u nxorrën në shtije edhe mbi 200 objekte të tjera të ikonave të muzikës, mes të cilave edhe një xhaketë e Xhorxh Majkëll ( George Michael ) si dhe një kapëse flokësh e Emi Uajnhaus ( Amy Whinehouse).
Në ankand u xnorrën edhe objekte të Bitëlls ( Beatles), Deivid Boui ( David Bowie, Oeisis ( Oasis) etj.
Xhaketën që u shit, Xhakson e pati veshur në 1984-ën për reklamat para që pati filmuar për Pepsin.
Këto reklama mbetën në histori pasi gjatë filmimit të tyre, këngëtarit i morën flakë flokët, duke i shkaktuar djegie të rënda.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




