Xhamia e parë në botë 3D do të ndërtohet në Dubai

Vitet e fundit, ndërtimi 3D është përdorur për të ndërtuar gjithçka, nga shtëpitë tek bizneset dhe madje edhe ura. Dubai ka vendosur të ndërtojë xhaminë e parë në botë të ndërtuar në 3D.
Struktura do të strehojë 600 besimtarë dhe do të mbulojë 2,000 metra katrorë në dy kate, sipas Ali Mohammad Alhalyan Alsuwaidi, kreu i inxhinierisë në Departamentin e Çështjeve Islame dhe Aktiviteteve Bamirëse të Qeverisë së Dubait (IACAD). Ndërtimi është planifikuar të fillojë në fund të vitit dhe pritet të përfundojë në tremujorin e parë të 2025.

Ndërtimi i ndërtesave 3D kërkon makina të mëdha ndërtimi që janë të programuara me informacionin e projektimit. Shumica e strukturave të ndertuara 3D janë bërë nga betoni, por është e mundur të ndërtohen duke përdorur materiale të tjera, si argjila.
Dubai ka vendosur të bëhet kryeqyteti i parë i ndërtimit 3D në botë dhe në vitin 2018 ai lançoi një “Strategji të ndërtimit 3D” që planifikonte që 25% e ndërtimeve të reja të bëheshin në 3D deri në vitin 2030.
Deri në vitin 2019 Dubai mbante rekordin botëror për strukturën më të madhe të printuar 3D, ndërtesën e Bashkisë së Dubait që qëndron 9.5 metra e lartë me një sipërfaqe prej 640 metrash katrorë citon CNN.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




