Zbulohet në Marok qyteti-port antik romak

Kuriozitete | 3 vite më parë

Arkeologët marokenë kanë bërë të ditur se kanë zbuluar  atë që besojnë se dikur ka qenë një qytet i rëndësishëm port pranë kryeqytetit Rabat të vendit të tyre.  Zbulimet u bënë  në Chellah, një sit i trashëgimisë botërore të UNESCO-s me sipërfaqe prej 3.15 kilometrash katror, ku dinastia myslimane e marinidëve ndërtoi një necropolis të fortifikuar në shekullin e 13.  Në vendbanimin në fjalë janë gjetur rrënojat e një porti, të një kompleksi banjash publike të stilit romak si dhe një varrezë.

Siti arkeologjik, që tashmë është I treti më I madh në Marok , konsiderohet i rëndësishëm për sa i përket kuptimit të historisë së rajonit si dhe mënyrës së jetesës së kolonëve romakë dhe marokenëve të romanizuar apo siç quhen ndryshe Mauro-romakëve të asaj kohe.  Kompleksi I banjave shtrihet në një hapësirë prej rreth 2 mijë metrash katrorë dhe është i ngjashëm me ato perandorake në romë. 

Arkeologët gjithashtu kanë gjetur një statujë pa koka të shekullit të dytë të një perëndie romake, duke vënë  në dukje se kur marokenët e lashtë u kthyen në fenë e krishterë rreth shekullit të pestë, ishte e zakonshme heqja e kokave të statujave që përfaqësonin  perënditë romake.

Gazetare E. Pepa

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme