Zbulohet shpërthimi i përsosur sferik në univers

Kuriozitete | 4 vite më parë

Një përplasje mes dy yjeve neutrone prodhoi një shpërthim në formën e një sfere të përsosur, gjë që ka lënë të mahnitur astrofizikanët.

Studiuesit nga Danimarka, Gjermania, Britania, Finlanda dhe Izraeli, të udhëhequr nga shkencëtarët e Universitetit të Kopenhagës tha se shpërthimi i përsosur mbetet mister, ndërsa janë të paqartë se si ndodh kjo.

 “Askush nuk e priste që shpërthimi të dukej kështu. Mënyra më e mundshme që një shpërthim të bëhet sferik është që një sasi e madhe energjie të lirohet nga qendra e shpërthimit dhe më pas të krijohet një formë që normalisht nuk do të kishte simetri. Pra, forma sferike na tregon se ndoshta ka shumë energji në thelbin e shpërthimit, gjë që nuk ishte parashikuar”, tha studiuesi kryesor Albert Schneppen.

Yjet neutron janë yje shumë të kondensuar të përbëra kryesisht nga neutrone dhe zakonisht janë vetëm 20 kilometra në diametër, megjithatë ata kanë pothuajse dyfishin e masës së Diellit. Një lugë çaji materie ylli neutron peshon afërsisht sa mali Everest.

Kur dy yje neutron përplasen, ndodh një shpërthim kilonova , pasi ato fillimisht bashkohen në një yll të vetëm masiv neutron, i cili më pas shembet në një vrimë të zezë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme