Zelensky merr mbështetjen nga liderët e G7: Krahë Ukrainës përsa kohë të duhet, politikat e vendeve tona janë të përafërta

Botë | 4 vite më parë

Presidenti Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim në samitin e G7 ku ka kërkuar prej tyre ndihmë të tjera ndaj Ukrainës, forcimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe ka mbështetur idenë e një kufiri të çmimit të naftës së eksportuar nga Rusia. Pas fjalimit të Zelensky, sipas BBC, liderët kanë dalë me një deklaratë të përbashkët duke premtuar mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën.

“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje financiare, humanitare, ushtarake dhe diplomatike dhe do të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet. Ndërsa e bëjmë këtë, ne angazhohemi të demonstrojmë përgjegjësi dhe solidaritet global duke punuar për të adresuar ndikimet ndërkombëtare të agresionit të Rusisë, veçanërisht tek më të cenuarit”, thanë ata.

Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se liderët e G7-ës po qëndrojnë të bashkuar në pozicionin e tyre për të mbështetur Ukrainën, ndërsa janë të kujdesshëm që të mos përkeqësojnë konfliktin.

“Ne po diskutojmë të gjitha temat që janë në rendin e ditës, veçanërisht të qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës kundër agresionit rus dhe kuptuam se politikat e të gjitha vendeve tona janë shumë të përafruara”, thotë ai.

Ndërsa Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar e ka krahasuar qëndrimin ndaj Gjermanisë naziste me konfliktin e sotëm në Ukrainë, pas pushtimit të Rusisë.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme